Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të mbeten të larta, duke rënduar edhe më shumë buxhetin e familjeve. Sipas çmimeve të publikuara për sot, nafta (diesel) tregtohet deri në 1.73 euro për litër, ndërsa benzina kushton 1.52 euro për litër. Gazi (LPG) vazhdon të shitet me çmim maksimal prej 0.60 euro për litër
Rritja e çmimit të naftës po ndikon drejtpërdrejt në shpenzimet e qytetarëve, sidomos për ata që përdorin automjetet çdo ditë. Një rezervuar prej 50 litrave me naftë tashmë kushton deri në 86.50 euro, shumë që për shumë familje përbën një barrë të konsiderueshme.
Ekspertët paralajmërojnë se çmimet e larta të karburanteve nuk prekin vetëm shoferët. Ato ndikojnë edhe në transportin e mallrave, duke rritur kostot e furnizimit dhe duke krijuar presion për shtrenjtimin e produkteve ushqimore dhe shërbimeve. Nëse trendi i rritjes vazhdon, qytetarët mund të përballen me një valë të re rritjesh të çmimeve në javët në vijim.
Tregjet ndërkombëtare të energjisë mbeten të paqëndrueshme për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe problemeve në furnizim, faktorë që po mbajnë çmimin e naftës në nivele të larta dhe po ndikojnë edhe në tregun kosovar.



Leave a Reply