
Cristiano Ronaldo ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi së bashku me djalin e tij, Cristiano Jr., gjatë pushimeve verore. Në imazh, babë e bir shfaqen pranë bregdetit, duke pozuar krah për krah dhe duke treguar formën e tyre fizike.
Fotografia ka tërhequr menjëherë vëmendjen e miliona ndjekësve, me shumë komente që vlerësojnë disiplinën dhe stilin e jetesës së familjes Ronaldo. Në veçanti, tifozët kanë vënë re edhe zhvillimin fizik të Cristiano Jr., i cili po rritet duke ndjekur nga afër shembullin e babait të tij.

Një foto e vjetër e tyre.
Postimi është bërë viral në pak orë, duke u shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat sportive në mbarë botën.


Leave a Reply