Prishtina është kthyer në qendrën e muzikës dhe argëtimit me vazhdimin e Sunny Hill Festival, një nga festivalet më të mëdha në rajon. Mijëra qytetarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme kanë mbushur hapësirat e festivalit për të ndjekur performancat e artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se interesimi këtë vit ka qenë shumë i madh, ndërsa festivali pritet të sjellë një ndikim pozitiv edhe në turizmin dhe ekonominë lokale. Hotelet, restorantet dhe bizneset në kryeqytet kanë shënuar fluks të shtuar të vizitorëve.
Përveç muzikës, festivali vazhdon të promovojë Kosovën si një destinacion kulturor dhe turistik, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe të adhuruesve të muzikës nga e gjithë bota.




Leave a Reply