Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kriza politike në vend mund të tejkalohet shumë shpejt nëse ekziston vullnet nga subjektet politike. Sipas tij, institucionet mund të funksionalizohen brenda një kohe të shkurtër nëse partitë arrijnë marrëveshje.
Haziri tha se qytetarët presin stabilitet politik dhe funksionim normal të institucioneve, ndërsa bëri thirrje për dialog dhe bashkëpunim mes partive parlamentare.
Deklarata e tij vjen në një periudhë kur vendi vazhdon të përballet me sfida në procesin e konstituimit të institucioneve. Zhvillimet politike pritet të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe gjatë ditëve në vijim.



Leave a Reply