, ,

Fluks i jashtëzakonshëm në Morinë – Mbi 45 mijë qytetarë të Kosovës hynë në Shqipëri brenda 24 orëve

Sezoni i pushimeve ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjes në Pikën Kufitare të Morinës. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit mbi 45 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri me rreth 12.790 automjete, duke shënuar fluksin më të madh të kësaj vere.

Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se rritja e numrit të udhëtarëve lidhet me ardhjen e diasporës dhe nisjen e pushimeve të muajit gusht. Për të shmangur pritjet e gjata, në Morinë janë angazhuar të gjitha sportelet kufitare dhe po zbatohen procedura të përshpejtuara për qarkullimin e automjeteve. 

Pritet që fluksi të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa qytetarët këshillohen të planifikojnë udhëtimin me kohë dhe të informohen për gjendjen në pikat kufitare para nisjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *