Xhelozia për një vajzë dyshohet si shkak i vrasjes së 24-vjeçarit shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Vescovato në Itali, ku një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u godit disa herë me thikë gjatë një konflikti.

Sipas mediave italiane, viktima është N. Dalipaj. Ai u dërgua me urgjencë në spital pas sulmit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Për ngjarjen është arrestuar një 32-vjeçar italian, Mattia Miraglia, i cili dyshohet si autor i sulmit. Edhe ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore në spitalin Maggiore.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti mund të ketë nisur për motive personale, të lidhura me xhelozinë ndaj një vajze. Fillimisht, mes dy personave kishte ndodhur një debat në një lokal, i cili dukej se kishte përfunduar pa pasoja.

Megjithatë, më vonë situata u përshkallëzua. Sipas autoriteteve, shqiptari së bashku me vëllezërit e tij u drejtuan pranë banesës së 32-vjeçarit. Ky i fundit doli i armatosur me thikë dhe, sipas rindërtimit të deritanishëm të ngjarjes, plagosi fillimisht një nga vëllezërit e viktimës, ndërsa më pas goditi për vdekje 24-vjeçarin.

Policia italiane po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Personi i dyshuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *