,

Rriten rastet e fruthit në Kosovë: IKSHPK konfirmon 99 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën të ditur se numri i rasteve të konfirmuara me fruth ka arritur në 99. Saktësisht, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 21 raste të reja vetëm brenda javës së fundit, çka tregon një rritje të ndjeshme të shpërndarjes së virusit në komunitet krahasuar me vitet e kaluara.  

Sipas të dhënave zyrtare, shpërndarja gjeografike e rasteve përfshin disa komuna kryesore, ku numri më i ladh prihet në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, e pasuar nga Ferizaj dhe qytete të tjera të vendit. Ekspertët e shëndetësisë theksojnë se kjo situatë vjen si pasojë e rënies së shkallës së imunizimit, prandaj u bëhet thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i përmbahen kalendarit të rregullt të vaksinimit në qendrat familjare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *