Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë një takim gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës. Takimi vjen në një moment të rëndësishëm politik, vetëm pak ditë para vazhdimit të seancës për konstituimin e institucioneve të reja.
Ky zhvillim ka zgjuar interes të madh në opinionin publik, pasi pritet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje që do t’i japë fund ngërçit politik. Deri më tani nuk janë bërë publike detajet e agjendës së takimit, por burime politike thonë se fokusi do të jetë te bashkëpunimi institucional dhe hapat e ardhshëm për krijimin e institucioneve funksionale.



Leave a Reply