58-vjeçarja Florije (Sadik) Muriqi, e cila humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga treni në Pejë, do të varroset sot, 4 gusht.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00 në varrezat e fshatit Koshutan, te Molika e Sakut. Ndërsa kortezhi mortor do të niset nga shtëpia e së ndjerës në Zatra në orën 16:00.

Ngjarja tragjike ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, kur Florije Muriqi u godit nga një tren që po qarkullonte në drejtim të Fushë Kosovës. Në vendin e ngjarjes dolën njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës, ndërsa mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit gjatë ceremonisë së varrimit, ndërsa ngjarja ka prekur shumë qytetarë në Pejë dhe më gjerë.



Leave a Reply