Zjarret përfshijnë jugun e Shqipërisë, vazhdojnë evakuimet e banorëve

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën Juglindore po vazhdon të shkaktojë zjarre të mëdha edhe në Shqipëri. Në zonën e Mallakastrës flakët kanë detyruar autoritetet të evakuojnë banorët e disa fshatrave, ndërsa zjarrfikësit, ushtria dhe mjetet ajrore po punojnë pa ndërprerje për vënien nën kontroll të situatës. Një tjetër vatër zjarri është raportuar edhe pranë Gjirokastrës, ku dyshohet se është shkaktuar nga rrufeja. Temperaturat e larta dhe era e fortë po e bëjnë më të vështirë shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *