Ajo që u shpërnda me shpejtësi si një alarm për sigurinë ushqimore u përgënjeshtrua zyrtarisht nga analizat e fundit laboratorike. Pas dyshimeve të ngritura për produktet e qumështores “Vita”, verifikimet e detajuara në laboratorë të akredituar konfirmuan se bëhej fjalë për një alarm të rremë.
Rezultatet përfundimtare dëshmuan se të gjitha produktet janë 100% të sigurta për konsum dhe plotësojnë standardet më të larta të cilësisë. Bllokimi apo paqartësia fillestare erdhi si pasojë e një keqinterpretimi teknik në dokumentacionin administrativ, e jo nga ndonjë problem me përmbajtjen e qumështit. Kompania dhe autoritetet konfirmuan se çdo seri e nxjerrë në treg posedon certifikimet ndërkombëtare të sigurisë, duke i mbyllur përfundimisht dilemat e konsumatorëve.



Leave a Reply