INCIDENT NË KUVEND – ALBIN KURTI QËLLOHET ME VEZË GJATË SEANCËS

Tensione dhe përplasje politike janë shënuar sot në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është qëlluar me vezë gjatë zhvillimit të seancës.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në sallën e Kuvendit gjatë debatit politik, ndërsa vezët u hodhën nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj.

Ngjarja shkaktoi reagime dhe ndërprerje të momentit në zhvillimin e seancës, duke tërhequr vëmendjen e deputetëve dhe opinionit publik.

Pas incidentit, Kurti reagoi duke e lidhur situatën me nevojën për arritjen e një marrëveshjeje politike. Ai deklaroi se, nëse “gjuajtja me vezë” është çmimi që duhet të paguajë për një marrëveshje, atëherë është i gatshëm ta bëjë këtë.

Incidenti vjen në një moment të tensionuar politik, teksa Kuvendi po vazhdon seancën konstituive, në të cilën në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *