Deputetja hedh vezë drejt Albin Kurtit. Tension i madh në Kuvend

Seanca e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar sot me tensione dhe një incident të pazakontë. Gjatë vazhdimit të seancës konstituive, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Pas incidentit, seanca u ndërpre përkohësisht. Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe dhe pamjet janë shpërndarë gjerësisht, duke e bërë incidentin një prej zhvillimeve më të komentuara politike të ditës.

Tensionet lidhen me krizën rreth konstituimit të Kuvendit, proces i cili vazhdon të jetë i bllokuar edhe pas përfundimit të afatit kushtetues. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *