Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Deçan, ku pas inspektimeve dhe kontrolleve në një lokacion të dyshuar, ka sekuestruar armë zjarri, municion si dhe pajisje që përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit të kundërligjshme.
Gjatë këtij aksioni, zyrtarët policorë kanë arrestuar personat e dyshuar të përfshirë në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj tyre janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.



Leave a Reply