Dje me vezë ndaj Kurtit, sot me “bombona” në Deçan: Time Kadrijaj merr të gjithë vëmendjen!

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, është shfaqur në rrjetet sociale vetëm 24 orë pasi goditi me vezë Kryeministrin Albin Kurti gjatë një aksioni simbolik/protestues.

Në foton e publikuar, Kadrijaj shihet e buzëqeshur pranë një vajze me veshje tradicionale shqiptare gjatë një aktiviteti në Deçan, duke treguar se i ka rikthyer aktivitetet e saj të zakonshme në terren.

Lëvizja e saj e mëparshme për t’i gjuajtur me vezë kryeministrit ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe rrjetet sociale, ndërsa vizita e saj në Deçan tregon vazhdimësinë e pranisë së saj publike pas këtij ngjarjeje politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *