Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, pritje të shkurtra gjatë mëngjesit

Situata në pikat e kalimit kufitar të Kosovës paraqitet përgjithësisht e qetë, me pritje të shkurtra si në hyrje, ashtu edhe në dalje të vendit. Sipas të dhënave të fundit, në shumicën e pikave kufitare koha e pritjes është nga disa minuta dhe nuk raportohen kolona të gjata.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët që hyjnë në Kosovë po presin rreth 5 minuta, ndërsa në dalje koha e pritjes shkon nga 10 deri në 15 minuta.

Edhe në Vërmicë është raportuar një fluks pak më i madh. Pritjet për hyrje janë rreth 5 deri në 10 minuta, ndërsa për dalje lëvizin nga 10 deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare situata është më e qetë. Në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë dhe Mutivodë, pritjet janë kryesisht 3 deri në 5 minuta në të dy drejtimet.

Ndërkohë, në Glloboqicë, Han të Elezit, Muçibabë dhe Stançiq, koha e pritjes është rreth 5 minuta si për hyrje, ashtu edhe për dalje.

Kullë, pritjet arrijnë në rreth 5 deri në 6 minuta, ndërsa në Qafë të Morinës qytetarët po presin vetëm 2 deri në 3 minuta.

Pritjet më të shkurtra janë raportuar në Qafë të Prushit, ku kalimi në të dy drejtimet po bëhet me pritje prej vetëm 1 deri në 2 minuta.

Në përgjithësi, gjendja në pikat kufitare të Kosovës mbetet e qetë dhe aktualisht nuk ka raportime për kolona të gjata. Pritjet më të theksuara janë në Dheu i Bardhë dhe Vërmicë, veçanërisht në dalje nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *