
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Janiqisht të Malishevës.
Aksidenti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 15:50, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë civile. Sipas të dhënave fillestare të Policisë së Kosovës, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës kishte kaluar në anën e kundërt të rrugës, duke u përplasur me pjesën e përparme të veturës.
Të dy drejtuesit ishin dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa gjatë orëve të para të 11 gushtit, mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e drejtuesit të motoçikletës.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti mbetet nën hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply