Zjarr i Fuqishëm në Sllatinë: Tymi i Zi Mbulon Zonën Afër Aeroportit, Policia Ndalon një Person

Skena me tym të dendur dhe të zi kanë alarmuar sot banorët dhe kalimtarët në Sllatinë, pranë magjistrales Prishtinë–Pejë. Vatra e zjarrit, e cila shpërtheu në një hapësirë ku gjendeshin sasi të mëdha gomash të vjetra, krijoi shtëllunga të mëdha tymi që shiheshin nga kilometra largësi, duke ngjallur shqetësim për shkak të afërsisë me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pavarësisht alarmit të krijuar dhe situatës vizualisht dramatike, autoritetet e aeroportit konfirmuan se operimet ajrore vazhduan pa pengesa dhe asnjë fluturim nuk u anulua apo shty. Në vendngjarje me shpejtësi ndërhynë ekipet e zjarrfikësve për të lokalizuar flakët, ndërsa Policia e Kosovës reagoi menjëharë duke ndaluar një person të dyshuar në lidhje me shkaktimin e këtij zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *