,

Kryeprokurori Gashi takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Prattipati për thellimin e bashkëpunimit në forcimin e sundimit të ligjit

Prishtinë, 12 gusht 2026 – Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

 Kryeprokurori i Shtetit e informoi znj. Prattipati për prioritetet e mandatit të tij, të cilat synojnë konsolidimin e mëtejshëm të institucionit që ai drejton, luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe të gjitha formave të kriminalitetit, si dhe forcimin e pavarësisë dhe integritetit institucional.

 Mandati i tij përfshin gjithashtu avancimin e reformave që synojnë rritjen e efikasitetit, përmirësimin e performancës, forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial.

 Kryeprokurori i Shtetit, z. Gashi, theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-së, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *