, ,

“Nuk e di si do të vazhdoj pa ty” – Messi prek zemrat me mesazhin e fundit për babain

Lionel Messi ka publikuar sot një mesazh të gjatë dhe tejet emocional në rrjetet sociale, përmes të cilit i ka dhënë lamtumirën babait të tij, Jorge Messi. Postimi është bërë gjatë ditës së sotme dhe ka marrë menjëherë mijëra reagime nga fansat në mbarë botën. 

Në shkrimin e tij, Messi kujton lidhjen e veçantë me babain dhe tregon se sa e vështirë ishte për të ta pranonte humbjen. Ai rrëfen edhe se Jorge e kishte inkurajuar të luante në Botërorin e fundit, duke shpresuar se do të mund ta shihte djalin e tij në fushë. 

Një nga pjesët më prekëse të postimit është kur Messi shkruan se nuk e di çfarë do të bëjë pa të dhe madje shpreh dyshime për të ardhmen e tij në futboll. Ai kujton se babai ishte pranë tij që nga fëmijëria, e çonte në stërvitje, e ndiqte në ndeshje dhe ishte njëkohësisht baba, mik dhe përfaqësues i tij.

Në fund, Messi premton se kujtimi i babait do të vazhdojë të jetojë përmes familjes dhe fëmijëve të tij. Mesazhin e mbyll me fjalët: “Të dua, babi.” ❤️ 

Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *