Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale lidhur me ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se aksionet parlamentare në botën demokratike bëhen vetëm për kauza të mëdha, si mbrojtja e territorit, rendit kushtetues apo të drejtave të njeriut.
Duke kujtuar protestat e viteve 2015-2016 ku ajo ishte vetë pjesëmarrëse, Kadaj-Bujupi sqaroi se mjeti i përdorur atëkohë ishte gazi lotsjellës me qëllim parandalimin e votimit dhe jo sulmin ndaj personave. Ajo nëvizoi se asnjëherë nuk kanë prekur me dorë, shtyrë apo përleshur fizikisht me deputetët e shumicës së atëhershme, duke mbajtur përgjegjësi ligjore, arrestime e procese gjyqësore që u kushtuan edhe me pamundësi kandidimi.
Sipas saj, dallimi kryesor qëndron te faktori se “aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike”. Ajo përfundoi reagimin e saj duke kritikuara ngjarjet e sotme në Kuvend, duke thënë se ajo që u organizua sot nuk i nënshtrohet të njëjtit kriter politik e institucional.



Leave a Reply