, ,

Time Kadrijaj paralajmëron padi për një foto të manipuluar në rrjetet sociale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, e cila sipas saj është e prodhuar përmes inteligjencës artificiale.

Screenshot

Në një postim në llogarinë e saj zyrtare, Kadrijaj ka hedhur poshtë pretendimet se ajo është takuar me Skender Llugiqin – personin e njohur për kërcënimet ndaj komandantit Ramush Haradinaj. Ajo ka thënë se kjo foto është tërësisht e rreme dhe nuk qëndron.

“Të nderuar qytetarë, se ku ka arritur poshtësia e këtij pushteti po e dëshmoj tani. Me inteligjencë artificiale e postuar nga Vudi Xhymshiti në rrjete sociale, se gjoja unë kam takuar Skender Llugiqin, personin që ka kërcënuar Komandantin Ramush Haradinaj. Kjo nuk qëndron dhe është e pavërtetë”, ka shkruar Kadrijaj.

Gjithashtu, ajo ka paralajmëruar hapa ligjorë ndaj personit përgjegjës, duke kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë që të merren me rastin.

“Personin në fjalë do ta denoncoj, dhe le të merren organet e drejtësisë me të. Jeni në ramje të lirë, kësaj radhe ju ka dalë fëtyra e vërtetë”, ka përfunduar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *