Një shtetas i Kosovës është arrestuar sot në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit. Sipas raportimeve të publikuara mëngjesin e sotëm, bëhet fjalë për Fehim Salin, i cili punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit.
Burime të cituara nga KOHA pretendojnë se Sali dyshohet se ka pasur bashkëpunim të vazhdueshëm me Agjencinë Serbe të Inteligjencës, BIA. Po ashtu, raportohet se ai dyshohet se ka mbajtur kontakte me një zyrtar të kësaj agjencie.
Sipas raportimeve, ai dyshohet gjithashtu se është marrë me ndërmjetësim për prona dhe dokumente serbe dhe se ka pasur angazhime të lidhura me grumbullimin e votave për mbështetës të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Autoritetet pritet të japin më shumë informacione gjatë hetimit.



Leave a Reply