
Në Durrës është finalizuar operacioni policor “Hallkat”, i cili kishte në fokus dyshimet për trafikim armësh zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim furnizimin e grupeve kriminale.
Gjatë operacionit janë sekuestruar tre pistoleta, dhjetëra fishekë luftarakë, një automjet dhe një armë e ftohtë. Një 34-vjeçar është arrestuar në Maminas, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe një pasagjere nga Kosova, e dyshuar për moskallëzim të krimit.


Leave a Reply