Cristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë të rëndësishme për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se fundi i karrierës së tij si futbollist është shumë pranë.
Ylli portugez, tashmë 41-vjeçar, ka thënë se ka shumë gjasa të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një prej karrierave më të jashtëzakonshme në historinë e këtij sporti.
Sipas raportimeve të sotme,Ronaldo ka pranuar se ky mund të jetë viti i fundit i tij në fushë.Ronaldo ka deklaruar gjithashtu se e ka të ardhmen e tij të planifikuar, duke lënë të kuptohet se vendimi për pensionimin nuk është i momentit, por diçka për të cilën ka menduar prej kohësh.
“Ndoshta do të tërhiqem në fund të këtij sezoni”, është mesazhi i tij, ndërsa theksoi se dëshiron ta shijojë edhe periudhën e fundit të karrierës së tij.
Në nëntor 2025, Ronaldo kishte konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të ishte Botërori i tij i fundit, ndërsa kishte thënë se kur fliste për pensionimin “së shpejti”, nënkuptonte afërsisht një ose dy vite.



Leave a Reply