Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë ngritur nivelin e gatishmërisë pas regjistrimit të një valë të re të rasteve të prekura nga fruthi. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), vetëm gjatë javës së fundit janë konfirmuar 25 raste të reja, duke e çuar në 137 numrin total të të infektuarve që nga muaji prill i këtij viti. Komuna e Prishtinës udhëheq me 47 raste, e ndjekur nga Fushë Kosova dhe Ferizaj.
Si përgjigje ndaj kësaj situate, ekipet mobile të vaksinimit kanë intensifikuar aksionet në terren, duke vaksinuar me dozën MMR qindra fëmijë që kishin vonesa në kalendarin e rregullt, ndërsa mjekët u bëjnë thirrje prindërve që të paraqiten menjëherë te mjeku në rast shfaqjeje të simptomave.



Leave a Reply