Prishtina po bëhet gati për një tjetër natë të madhe të muzikës elektronike. Më 28 gusht 2026, projekti elektronik AEREA do të performojë në Burned Hall të Pallatit të Rinisë, në një event të organizuar nga RAVE.
AEREA, projekt me bazë në Berlin dhe Madrid, njihet për një kombinim të techno-s, atmosferave emocionale, tingujve elektronikë dhe vokaleve live. Performanca e tyre premton një përvojë energjike dhe atmosferë të veçantë për adhuruesit e muzikës elektronike.

Eventi do të nisë në mbrëmje dhe është planifikuar të vazhdojë deri në orët e mëngjesit. Në program figuron gjithashtu Tomoki Tamura, ndërsa mbrëmja pritet të jetë e fokusuar plotësisht në muzikën techno dhe atmosferën e clubbing-ut.
Me ardhjen e AEREA-s, Prishtina pritet të presë një tjetër emër të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare elektronike. Biletat për eventin janë bërë të disponueshme përmes RAVE, ndërsa organizatorët e kanë prezantuar natën si një takim të veçantë mes muzikës, energjisë dhe publikut në kryeqytet.



Leave a Reply