Menaxheri i Elijona Binakut ka tërhequr vëmendjen me disa postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, ku duket se bën aludime të forta ndaj Klodian Mihajt.
Në një prej postimeve shkruhet: “I thot vetit mashkull, mashkull e me mashkull e tradhton femnën?”, ndërsa më pas vijon me pyetjen provokuese: “A doni provaaaaa?”

Në një tjetër postim, ai shkruan në anglisht “DON’T try with ME 😉 Keep Calm and chill”, duke e shoqëruar më pas me një tjetër mesazh: “A doni fakteee?”

Deklaratat kanë ngjallur pikëpyetje, pasi nuk bëhet e qartë publikisht se çfarë konkretisht pretendon menaxheri dhe nëse bëhet fjalë për Klodian Mihajn. Megjithatë, mënyra e formulimit dhe postimet e njëpasnjëshme janë interpretuar si aludime të drejtpërdrejta ndaj tij.
Mbetet për t’u parë nëse menaxheri do të publikojë prova apo fakte, siç paralajmëron në postimet e tij, dhe nëse Klodian Mihaj do të reagojë ndaj këtyre deklaratave.



Leave a Reply