,

Bebe Rexha mori nominimin e parë si artiste e pavarur në ‘MTV Video Music Awards’

Bebe Rexha po shënon një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj! Këngëtarja me origjinë shqiptare është nominuar në MTV Video Music Awards 2026 në kategorinë “Best Dance” me këngën “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless. 

Ky nominim vjen në një moment të veçantë për Beben, pasi projekti është publikuar përmes Bebe Rexha Music LLC/EMPIRE, duke e bërë këtë një tjetër hap të rëndësishëm në periudhën e saj si artiste e pavarur. 

Në të njëjtën kategori, Bebe përballet me emra të mëdhenj si Harry Styles, Lady Gaga & Doechii, Madonna, PinkPantheress & Zara Larsson dhe Tate McRae. 

Ceremonia e MTV VMAs 2026 do të mbahet më 27 shtator në Los Angeles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *