
Leon Goretzka është pranë një aventure të re në Premier League, me Aston Villan që ka nisur negociatat për transferimin e mesfushorit gjerman. 31-vjeçari është aktualisht lojtar i lirë pas largimit nga Bayern Munich në fund të sezonit.
Goretzka u largua nga Bayern pas tetë sezonesh në klub, gjatë të cilave zhvilloi 312 paraqitje dhe fitoi 15 trofe, përfshirë Champions League në vitin 2020. Përvoja e tij shihet si një vlerë e madhe për skuadrën e Unai Emeryt.
Aston Villa është detyruar të kërkojë një tjetër mesfushor pas largimit të Youri Tielemans dhe dëmtimit afatgjatë të Amadou Onanës. Pas dështimit për të transferuar João Palhinhën, Goretzka është shfaqur si një alternativë kryesore për klubin anglez.
Negociatat mes Goretzkës dhe Aston Villas pritet të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim. Meqë gjermani është lojtar i lirë, Villa nuk do të paguante tarifë transferimi, ndërsa paga dhe bonusi i nënshkrimit pritet të jenë pjesë e rëndësishme e marrëveshjes.


Leave a Reply