,

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së presidentit Donald Trump që pezullonte përpunimin e vizave imigruese për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina

Vendimi u mor nga gjyqtarja federale Jeannette Vargas, e cila vlerësoi se politika ishte në kundërshtim me ligjin dhe se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte tejkaluar kompetencat e tij ligjore. 

Masa ishte vendosur në fuqi që nga janari 2026 dhe bllokonte shqyrtimin e aplikimeve për viza imigruese për shtetasit e vendeve të listuara. Administrata amerikane e kishte justifikuar atë me shqetësimin se disa emigrantë mund të bëheshin barrë për sistemin e ndihmës sociale në SHBA. 

Gjykata theksoi se aplikimet duhet të vlerësohen individualisht, dhe jo të refuzohen vetëm për shkak të shtetësisë së aplikantit. Refuzimet e bëra vetëm mbi bazën e kësaj politike duhet të rishqyrtohen sipas ligjeve normale të emigracionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *