Ngjarje e rëndë në Podujevë, 10-vjeçari plagoset aksidentalisht me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 21 gusht në Podujevë, ku një fëmijë 10-vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Sipas Policisë së Kosovës, një i mitur kishte marrë një armë të tipit AK-47 dhe gjatë manipulimit me të, arma ka shkrepur.

Predha ka goditur vëllain e tij 10-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Sipas policisë, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas incidentit, policia ka kryer kontroll në shtëpinë ku ndodhi ngjarja. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar arma AK-47, së bashku me një karikator që përmbante 20 fishekë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Departamentit për të Mitur, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Hetimet nga organet kompetente po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *