Detaje të reja nga ngjarja në Malishevë: Bashkëshorti i viktimës në gjendje kritike

Detaje të reja janë bërë publike sot për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare humbi jetën pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, viktima ishte shtatzënë në javën e 34-të të shtatzënisë. Ajo u dërgua në QKUK për trajtim, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu kishte pësuar plagë me armë zjarri, po trajtohet në QKUK dhe sipas njoftimit të Prokurorisë ndodhet në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën. Ai është personi i dyshuar lidhur me rastin.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota. Prokuroria ka bërë të ditur se rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një tjetër detaj i publikuar sot është se arma e përdorur dyshohet se ishte në pronësi të babait të bashkëshortit dhe ishte me leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *