Evropa po përballet me një bilanc tragjik nga temperaturat ekstreme këtë verë. Të paktën 35 mijë persona kanë vdekur më shumë se zakonisht gjatë katër valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit, sipas të dhënave paraprake.
Shifrat mbulojnë vetëm rreth gjysmën e kontinentit dhe nuk përfshijnë ende të dhënat e plota për muajin gusht, ndaj numri përfundimtar pritet të jetë edhe më i lartë.
Gjermania, Franca dhe Spanja janë ndër vendet më të goditura, me më shumë se 25 mijë vdekje të tepërta së bashku. Në Gjermani janë vlerësuar rreth 14 mijë vdekje të lidhura me të nxehtin, ndërsa Spanja ka regjistruar rreth 4,947 dhe Franca rreth 7,300 vdekje të tepërta deri në fund të korrikut.
Në Gjermani, vetëm gjatë javës 22–28 qershor, rreth 9,600 persona humbën jetën, ndërsa në disa zona temperaturat kaluan 40°C.
Ekspertët theksojnë se “vdekjet e tepërta” nuk do të thotë domosdoshmërisht se në çdo rast nxehtësia është shënuar si shkak direkt i vdekjes. Temperaturat ekstreme mund të përkeqësojnë sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësore.



Leave a Reply