Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Kunes, në Shëngjin, ku një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën. I riu është gjetur pa shenja jete në ujërat e detit.
Sipas raportimeve të para, ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan në vdekjen e të riut. Dyshimet fillestare janë se ai mund të jetë mbytur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.



Leave a Reply