Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar ngërçin politik në Kosovë, duke kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Haliti ka thënë se situata mund të vazhdojë deri në mesin e shtatorit, nëse nuk arrihet një marrëveshje për funksionalizimin e institucioneve.
Haliti e ka cilësuar “injorimin” si një metodë të punës së Kurtit, duke pretenduar se ai nuk u beson partnerëve politikë sa i përket çështjes së presidentit. Sipas tij, kjo qasje po ndikon në zgjatjen e ngërçit institucional.
Sa i përket bashkëqeverisjes, Haliti ka deklaruar se Kurti nuk i ka bërë PDK-së ofertë konkrete për bashkëqeverisje. Sipas tij, Kurti ka kërkuar emra për president dhe më pas ka diskutuar mundësinë që të sigurohen nënshkrimet për kandidatë të ndryshëm.
Haliti ka bërë edhe një pretendim të fortë: sipas tij, Kurtit mund t’i konvenojë që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, pasi mund të fitojë më shumë vota. “Gatishmëria për bashkëqeverisje po i mungon pozitës”, ka deklaruar ai.
Në fund, Haliti ka folur edhe për presidentin, duke thënë se nëse Hashim Thaçi do të propozohej për president, propozimi duhet të bëhej nga Albin Kurti, pasi sipas tij Kurti e ka shumicën e nevojshme.



Leave a Reply