Donjeta Sadiku në luftën më të madhe të ditës: Sot kërkon të artën për Kosovën!

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është sot në qendër të vëmendjes në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ku do të luftojë për medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Sadiku ka arritur në finale pas një paraqitjeje bindëse në gjysmëfinale, ku e mposhti greken Sofia Legaki me vendim unanim 5:0. Me këtë sukses, ajo tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por objektivi i saj është shumë më i madh: medalja e artë.

Në finale, kundërshtare e saj është Kristina Kuluhova, një boksiere ruse që garon nën flamurin e Serbisë. Përballja është planifikuar për pasditen e sotme dhe pritet të jetë një nga duelet më të ndjekura për tifozët kosovarë.

Sadiku hyn në ring me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe me synimin që Kosovën ta ngrejë në shkallën më të lartë të podiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *