Një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një të miture.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 gusht 2026, kur një grua ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur dyshohet se ishte dhunuar nga një person mashkull rreth dy javë më parë.
Pas raportimit, policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe i dyshuari është arrestuar. Rasti po trajtohet nga organet kompetente dhe i dyshuari konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.



Leave a Reply