Tërmet i fortë trondit jugun e Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

Një tërmet i fortë është regjistruar në jug të Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të së dielës, 30 gusht, rreth orës 00:35–00:40.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti kishte magnitudë 4.5 ballë dhe një thellësi rreth 5 kilometra. Epiqendra u lokalizua rreth 6 kilometra në verilindje të Himarës, pranë zonës së Borshit. 

Lëkundjet u ndjenë në Himarë, Sarandë, Gjirokastër dhe zona të tjera të jugut, ndërsa raportime tregojnë se u ndjenë edhe në pjesë të Greqisë. Disa banorë dhe pushues kanë dalë jashtë banesave nga frika e përsëritjes së lëkundjeve. 

Deri në raportimet e fundit nuk janë bërë të ditura dëme materiale apo persona të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *