,

Olivia Rodrigo mbledh $20 milionë me festivalin e saj Daisy Chain Fields

Olivia Rodrigo organizoi të shtunën, më 29 gusht, festivalin e parë “Daisy Chain Fields” në Great Park, Irvine, Kaliforni, me një formacion tërësisht me artiste femra. Në skenë performuan emra si Chappell Roan, Doechii, Mitski, Bikini Kill, Stevie Nicks, Karen O dhe të tjerë. 

Fillimisht festivali kishte mbledhur 10 milionë dollarë për 10 organizata jofitimprurëse që punojnë për shëndetin, të drejtat dhe mirëqenien e grave dhe vajzave. Por gjatë festivalit erdhi surpriza e madhe: Melinda French Gates, përmes organizatës së saj Pivotal, premtoi edhe 10 milionë dollarë të tjera, duke e çuar totalin në 20 milionë dollarë. 

Rodrigo e quajti festivalin një mënyrë për të bashkuar fuqinë e grave dhe vajzave, ndërsa Gates tha se ndikimi i festivalit do të vazhdojë përtej vetëm një nate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *