Një përplasje e mundshme mes Joz Markut (Jozi) dhe Edi Kuçit ka ndezur rrjetet sociale, me pretendime se dyshja janë përfshirë në një konflikt fizik.
Sipas raportimeve që po qarkullojnë në TikTok, një person i njohur në rrjete sociale, Fire, ka pretenduar gjatë disa LIVE-ve se Edi Kuçi është rrahur nga Jozi dhe se ekziston edhe një video e incidentit. Megjithatë, deri tani nuk është publikuar ndonjë video që e konfirmon këtë pretendim.
Ndërkohë, Prive By LS raporton se, bazuar në burime në Shqipëri, mes Jozit dhe Edit ka pasur një përballje të enjten në mbrëmje, por nuk është e qartë nëse ajo ka qenë fizike apo vetëm një debat.
Situatën e ka bërë edhe më interesante G-Bani, i cili ka publikuar një video të vjetër ku Edi Kuçi e ofendon Jozin. Koha e publikimit të videos ka ngritur dyshime te ndjekësit.
Edi më pas është shfaqur në një video nga makina, por nuk ka folur drejtpërdrejt për pretendimet. As Jozi nuk ka dhënë deri tani një version publik për atë që dyshohet se ka ndodhur.



Leave a Reply