Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Sot, 30 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, një ditë që i kushtohet personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe familjeve të tyre, të cilat prej vitesh presin përgjigje për fatin e të afërmve.

Kjo ditë shërben për të rritur ndërgjegjësimin për personat e zhdukur si pasojë e konflikteve, luftërave, fatkeqësive apo rrethanave të tjera, si dhe për të theksuar të drejtën e familjeve për të ditur se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre.

Kosovë, kjo datë ka një peshë të veçantë. Edhe më shumë se dy dekada pas luftës, familjet vazhdojnë të kërkojnë informacione për personat që ende konsiderohen të zhdukur nga lufta e viteve 1998–1999. Çështja e zbardhjes së fatit të tyre mbetet një prej plagëve më të dhimbshme të pasluftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *