,

“Albin Tuci” – deklarata e Time Kadrijajt ndaj Kurtit po tërheq vëmendje

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë protestës së opozitës para Qeverisë.

Kadrijaj iu drejtua Kurtit me shprehjen “Albin Tuci”, duke thënë se nuk e di ku është fshehur dhe duke e akuzuar për përdorimin e asaj që ajo e cilësoi si “luftë hibride” ndaj kundërshtarëve politikë. 

Ajo pretendoi gjithashtu se përmes adresave të rreme po tentohet të frikësohen deputetët dhe opozita, duke shtuar: “Jo Albin, nuk t’frikësohem.”

Në vazhdim, Kadrijaj e akuzoi Kurtin për shkelje të Kushtetutës, për çështje që lidhen me shpenzimet publike dhe për blerjen e barnave nga Serbia. Në deklaratën e saj ajo shkoi edhe më tej, duke thënë se “e ka vendin në burg” për shkak të pretendimeve për shkelje të Kushtetutës dhe abuzim me shtetin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *