Mbi 2 milionë euro investim për banimin social në Gjilan: Nënshkruhet marrëveshja për 33 njësi banimi

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për familjet në nevojë, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje të re grantit në vlerë prej 2 milionë e 30 mijë euro.

Marrëveshja u lidh në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Përmes këtij investimi financiar, në qytetin e Gjilanit do të realizohen gjithsej 33 njësi banimi, të ndara në:

 25 njësi të reja të banimit social.

 Renovimi i 2 shtëpive private.

 Rindërtimi i 6 shtëpive private.

Ky projekt përbën një hap thelbësor drejt zgjerimit të skemave të banimit social dhe krijimit të kushteve më të mira të jetesës për shtresat dhe familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje institucionale.

Gjatë zyrtarizimit të këtij investimi, u shpreh falënderim i veçantë për ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, si dhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në ngritjen e mirëqenies dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *