Pas incidentit, Rexha raportohet se ka përfunduar në Emergjencë, ku ka marrë trajtim dhe i është nënshtruar kontrolleve mjekësore. Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për shkallën e lëndimeve të tij.
Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha, ka bërë të ditur sot përmes rrjeteve sociale se është sulmuar nga tre persona në Rahovec.
Rexha ka publikuar një Instastory ku shkruan: “Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”.
Sipas raportimeve të fundit, ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt të kahershëm mes palëve, ndërsa bëhet fjalë për një mosmarrëveshje me fqinjët që lidhet me një çështje pronësore dhe një tokë.
Këngëtari nuk ka dhënë ende detaje të plota për personat e përfshirë apo mënyrën se si ka ndodhur incidenti. Po ashtu, autoritetet nuk kanë bërë ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin.
Ngjarja ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjetet sociale, pasi njoftimi i Rexhës u publikua pak pas incidentit.



Leave a Reply