Turizmi i huaj në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë korrikut, sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Gjatë këtij muaji, turistët e huaj realizuan 149,509 net-qëndrime në hotele dhe struktura akomoduese në Kosovë, krahasuar me 107,226 net-qëndrime në korrikun e vitit të kaluar. Kjo paraqet një rritje prej rreth 39 për qind.
Edhe numri i vizitorëve të huaj që qëndruan në strukturat akomoduese është rritur. Në korrik u regjistruan 66,954 vizitorë të huaj, rreth 32 për qind më shumë sesa në të njëjtin muaj të vitit paraprak.
Shqipëria vazhdon të jetë tregu kryesor nga vijnë turistët e huaj, me 11,569 vizitorë gjatë korrikut. Pas saj renditen vizitorët me pasaporta gjermane dhe zvicerane.
Në total, numri i vizitorëve në hotele gjatë korrikut arriti në 99,053, duke shënuar një rritje prej 28 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Të dhënat e reja tregojnë se Kosova po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj, ndërsa muaji korrik ka sjellë një nga rritjet më të dukshme të turizmit të huaj këtë vit.



Leave a Reply