,

Grabitje spektakolare në Francë: Vidhen katër vepra të Renoir, njëra u braktis gjatë arratisjes

Një grabitje e bujshme ka ndodhur mëngjesin e së martës në Muzeun Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Francës.

Dy persona kanë hyrë në muze pak para orës 06:00 dhe kanë marrë katër vepra të piktorit të famshëm francez Pierre-Auguste Renoir. Gjatë arratisjes, njëra prej veprave është braktisur, ndërsa hajdutët janë larguar me tre piktura.

Sipas raportimeve, vlera e veprave të marra vlerësohet në rreth 9 milionë euro. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet dhe po kërkojnë personat përgjegjës.

Muzeu ndodhet në Villa Les Collettes, rezidenca ku Renoir jetoi në vitet e fundit të jetës së tij. Në muze ruhen vepra dhe objekte personale që lidhen me artistin.

Ngjarja vjen në një periudhë kur grabitjet e veprave të artit në muze të ndryshme evropiane kanë shkaktuar shqetësim të madh, duke e bërë këtë rast një tjetër grabitje të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *