
Më 12 shtator 2026, në Prishtinë do të mbahet një protestë-marshe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.
Protesta është organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në kuadër të nismës “Kosova po pret”, ndërsa tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 14:00.

Thirrja për protestë vjen pak ditë para zhvillimeve të rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, duke e paraqitur marshin si një aktivitet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe për mbrojtjen e vlerave të luftës për liri.
Në ditët e fundit, disa figura publike e politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim, ndërsa edhe Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.
Me moton “Kosova po pret”, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që më 12 shtator t’i bashkohen marshit në Prishtinë.


Leave a Reply