,

Mbreti Charles merr vendim për Harry dhe Meghan: Nuk do të rikthehen në detyrat mbretërore

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të rikthehen në detyrat zyrtare mbretërore, pavarësisht se së fundmi janë rikthyer për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbreti Charles III ka autorizuar një letër që u është dërguar zyrtarëve të lartë britanikë, përfshirë përfaqësues të qeverisë dhe ushtrisë, për të sqaruar statusin e çiftit dhe për të shmangur konfuzionet rreth rolit të tyre. 

Në letër konfirmohet se Harry dhe Meghan mbeten anëtarë joaktivë të familjes mbretërore dhe konsiderohen në praktikë si qytetarë privatë. Aktivitetet e tyre bamirëse do të vazhdojnë të jenë personale dhe nuk përbëjnë detyra zyrtare në emër të Kurorës. 

Çifti u largua nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe më pas u zhvendos në SHBA. Pas rreth gjashtë vitesh, Harry, Meghan dhe dy fëmijët e tyre janë kthyer për të jetuar në Britani, por ky rikthim nuk ndryshon statusin e tyre mbretëror

Vendimi vjen në një moment kur rikthimi i tyre në Britani kishte ngritur pikëpyetje nëse çifti do të kishte një rol të ri brenda familjes mbretërore. Pallati ka bërë tashmë të qartë se nuk ka rikthim në detyrat zyrtare

Sipas Reuters, përfaqësuesi i Harry dhe Meghan tha se çifti ishte i befasuar nga letra që sqaronte statusin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *