
Vetëm një ditë pas propozimit për martesë që bëri bujë në ekran, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrustaj kanë ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm drejt martesës.
Në ditëlindjen e 23-të të Aurorës, Kushtrimi ka shkuar së bashku me familjarët e tij për t’ia kërkuar dorën partneres, duke respektuar traditën shqiptare.
Momentet nga kjo ceremoni familjare janë bërë publike nga vetë Aurora, e cila i ka ndarë me ndjekësit në Instagram, duke shkruar: “Siç e do tradita”, krahas datës 08.09.2026.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi Kushtrimi i bëri Aurorës një propozim romantik gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në emision. Teksa Aurora po prezantonte parashikimin e motit, ai u shfaq në studio me unazë dhe i kërkoi të martohej me të, ndërsa Aurora e pranoi propozimin.
Dyshja u njoh gjatë Big Brother VIP Kosova 4, ku edhe nisi afrimiteti mes tyre. Pas përfundimit të spektaklit, lidhja e tyre vazhdoi jashtë shtëpisë së famshme.
Sipas raportimeve të mëhershme, çifti është duke u përgatitur për martesë dhe dasma pritet të zhvillohet në fillim të muajit tetor, me një organizim që pritet të ruajë traditat shqiptare.
Me propozimin tashmë të pranuar dhe kërkesën e dorës të realizuar në rrethin familjar, Aurora dhe Kushtrimi duket se janë një hap më pranë ditës së madhe.


Leave a Reply